Për ne
Kush
jemi
ne?
VAPIK apo Autorët Vizuel, Producentët dhe Interpretuesit e Kosovës – është Organizatë për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në fushën audio-vizuale.
Kjo shoqatë përfaqëson autorët vizuel, producentët dhe interpretuesit në territorin e Republikës së Kosovës dhe shërben si ONE STOP SHOP, duke përfaqësuar të gjithë Bartësit e të Drejtave Audio-vizuale dhe mbulon të gjithë spektrin e punës audio-vizuale. VAPIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
VAPIK si shoqatë është themeluar sipas Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe funksionon sipas Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. Qëllimi i shoqatës është të mbrojë dhe mbështesë autorët, producentët dhe interpretuesit; për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre dhe për të administruar të drejtat e tyre; për të mbledhur, menaxhuar dhe shpërndarë të ardhurat autorëve, producentëve dhe interpretuesve, të krijuara nga përdorimi i veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të drejtave të ngjashme në fushën audio-vizuale.
Veprimtaria e VAPIK-ut rregullohet dhe mbështetet në Ligjin Nr. 08/L-205 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Ligjin Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, Lejen me nr. 002-11712020 të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më datën 11.07.2012, Statutin dhe të gjitha rregulloret e brendshme të VAPIK-ut.
Si rezultat, të gjithë operatorët kabllorë dhe subjektet e tjera që ritransmetojnë vepra audio-vizuale me të drejtë autori bien automatikisht nën domenin e mbrojtjes që VAPIK iu ofron bartësve të të drejtave dhe duhet të respektojnë dhe paguajnë tarifat e të drejtave të autorit tek VAPIK sipas Vendimit Nr.13/38 të lëshuar më 30/10/2020 dhe marrëveshjeve të arritura.