VAPIK Shënon një moment historik

Transferi i parë bankar drejt bartësve të të drejtave të autorit në fushën audiovizuale

Përfaqëson

Autorët Vizuel, Producentët dhe Interpretuesit e Kosovës

Kush
jemi
ne?

VAPIK apo Autorët Vizuel, Producentët dhe Interpretuesit e Kosovës – është Organizatë për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në fushën audio-vizuale.

Kjo shoqatë përfaqëson autorët vizuel, producentët dhe interpretuesit në territorin e Republikës së Kosovës dhe shërben si ONE STOP SHOP, duke përfaqësuar të gjithë Bartësit e të Drejtave Audio-vizuale dhe mbulon të gjithë spektrin e punës audio-vizuale. VAPIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Jemi duke u përgatitur për shpërndarjen e të drejtave nga transmetimet që kanë ndodhur gjatë periudhës 1 gusht – 31 dhjetor 2024. Ju njoftojmë se të dhënat që i marrim nga televizionet nuk janë gjithmonë të plota dhe ekziston mundësia që disa nga veprat tuaja audiovizuele të mos jenë përfshirë në këtë shpërndarje.

Për të siguruar që të gjitha veprat tuaja të përfshihen, ju lutemi që të na dërgoni të dhënat e transmetimeve për këtë periudhë deri më 31.10.2025.

Raportet tuaja mund t’i dërgoni në emailin: info@vapik-ks.org
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe përgjigjen e shpejtë.